-
Xflor Dermat
Xflor Dermat bustina është një shtesë ushqimore e cila ndihmon dhe mbron lëkuren nga rrezet UV.
Ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve UV, shkakton nje stres oksidativ në lekurë e cila më pas favorizon inflamazionin.
Xflor Dermat përmban :
- Redorange Complex
- Përfitohet nga ekstraktet e 3 varieteteve të ndryshme të portokalleve të cilat përmirësojne veprimin mbi radikalet e lira, duke pergatitur më mire lëkurën për ekspozimin në diell dhe duke ulur eritemen e lekures të shkaktuar nga rrezet UV.
- Probiotik
- Xflor Dermat përmban Lactobacillus reuteri LRE02 dhe Lactobacillus rhamnosus LR04 të cilat janë provuar shkencërisht se ndihmojnë lekuren kundër Akneve, Dermatitit Atopik, Psoriazes si dhe problematikave të ndryshme të lekures të cilat vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj rrezeve UV.
- Vaj I Boragut
- Vaj i Boragut ka nje rol mbrojtës për lëkurën
- Vitamina
Xflor Dermat përmban :
- A + Vit E te cilat kanë veti antioksidante
- D përmireson manifestimet klinike të lidhura me dermatitin atopik
- B6 luan nje rol antidermatit
- Zink
- Zinku luan një rol të rëndesishëm në mirëqenien e lëkurës, në sistemin imunitar si dhe në disa aktivitete qelizore. Eshtë vërejtur se niveli i zinkut në organizem është shumë me i ulet tek femijet me dermatit atopik.
Përdorimi :
Këshillohet të përdoret 1 bustinë në ditë.
Përmbajtja e bustinës hidhet në një gotë e më pas i shtohen 200 ml ujë, duke e tretur mirë përpara përdorimit.
-
Mosiac Gocce
Mosiac Gocce eshte nje shtese ushqimore e cila permban Laktoferrine.
Laktoferrina është një glikoproteinë e pranishme në qumështin e gjirit, funksioni themelor i së cilës është transportimi i hekurit në gjak.
Laktoferrina njihet edhe per veprimin e saj :
- Antibakterial
- Antiviral
- Imunorregullues
Laktoferina është një proteinë me veprim antimikrobial dhe transportues hekuri, imunomodulues, anti-infektiv dhe antioksidant. Rregullon thithjen e hekurit dhe rritjen e qelizave dhe ka aktivitete të ndryshme enzimatike; te foshnjat gjithashtu stimulon zhvillimin dhe përhapjen e bifido-baktereve dhe ndërhyn në përthithjen e hekurit nga zorrët. Prandaj, në rritjen e fëmijëve, laktoferina luan një rol themelor, gjë që e bën ushqyerjen me gji një hap thelbësor në rritjen e mbrojtjes imunitare te të porsalindurit dhe në zhvillimin e sistemit gastrointestinal, si dhe ndikon per një florë të mirë bakteriale.
- 1 ml Mosiac Gocce permban 100 mg Laktoferrine
Perdorimi : Keshillohet perdorimi i 1 ml Mosiac Gocce (14 pika) ne dite.
*Mund te perdoret edhe i tretur ne uje ose lengje te tjera
-
XFLOR capsule
Shtese ushqimore e cila permban Lattoferrine (100 mg) dhe fermente laktike 7 Mld (Lb acidophilus 2.5 Mld, Lb Rhamnosus 2.5 Mld, Bifidobacterium infantis 0.5 Mld dhe Lb Reuteri 1.5 Mld).
-
Mosiac
Mosiac është një shtesë ushqimore e cila përmban Lattoferrinë. Lattoferrina është një proteine e cila gjëndet në qumshtin e gjirit dhe luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen immunitare të organizmit.
Gjithashtu Lattoferrina ndihmon kundër krijimit të rezistences të antibiotikeve në organizmin e njeriut.
Çdo capsulë Mosiac përmban 200 mg Lattoferrinë.Mosiac ka veti :
1. Antivirale
2. Antimikrobiale
3. Immunomodulatore
Përdorimi :
– Të porsalindurit : 1 kapsulë në ditë (200 mg);
– Fëmijet : Deri në 2 kapsula në ditë (400 mg);
– Të rriturit : Deri në 4 kapsula në ditë (800 mg);*Kapsulat Mosiac mund të hapen dhe përmbajtja e kapsulës mund të tretet në pak qumësht ose ujë me temperaturë ambienti
-
Bimbovit Nanna
Bimbovit Nanna eshte shtese ushqimore e cila permban Melatonine dhe Vitamine D3 (Colecalciferol).
Melatonina ndihmon ne zvoglimin e kohes se zenies se gjumit. Vitamina D3 ndihmon ne zhvillimin normal te dhembeve dhe kockave tek femijet si dhe ndihmon sistemin imunitar.Perdorimi : Doza ditore e rekomanduar eshte 0.5 ml ne darke perpara gjumit.
-
Echigin Pastrues Vaginal
Principi aktiv:
Aloe vera, Vitamina, Echinacea Purpurea
Formë / Doza:
5 flakone, 140 ml
Përshkrim:
Echigin respekton aciditetin natyral te ambjentit vaginal dhe zhvillon nje aksion pastrues, aromatizues dhe antialkalin.
Le pas nje ndjesi te kendshme freskie dhe pastertie.
Ne saj te formules, Echigin Lavanda keshillohet te perdoret edhe pas ciklit menstrual dhe per higjenen intime pas raportit seksual.
Perberesit:
- Echinacea Purpurea e cila zhvillon aksion imunostimulant
- Acid Laktik qe ne saje te pH te tij ruan aciditetin fisiologjik vaginal
- Alfa Bisabolol e cila ka rolin e nje Antiseptiku dhe Antifungini.
- Kamomil, Kalendula dhe Malva te cilat kane nje rol qetesues.
Mënyra e përdorimit:
1 flakon ne darke
-
Echigin xhel
Principi aktiv:
Aloe vera, Vitamina, Echinacea Purpurea
Formë / Doza:
30 g tubet
-
Bifervit Forte
Principi aktiv:
Hekur, Acid Folik, Vit C , B12
Formë / Doza:
600mg 30 tab
Përshkrim:
Bifervit Forte është një shtesë ushqimore me hekur, acid folik, Vitaminë C dhe Vitamina B12, të cilat janë të dobishme në organizëm.
Hekuri është nje element thelbësor për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Shpesh here sasia e hekurit duhet të plotësohet ne organizem për të shmangur rrezikun e anemisë.
Acidi folik është një komponent thelbësor i Eritrociteve si dhe eshte një faktor kyç ne sintezën e qelizave të kuqe të gjakut. Një sasi optimale e acidit folik ndihmon dhe përmirëson perthithjen e tij duke e bërë atë më te “biodisponueshem “.
Vitamina B12 është një tjetër element i rendesishem ne sintezes e eritrocideve.
Vitamina B12 është dhe një komponent i rendesishem strukturor ne lidhjen e hekurit në çdo qelizë të kuqe të gjakut.
Vitamina C, e pranishme në sasi të konsiderueshme, ka një efekt antioxidant dhe e bën më efektive përthithjen e hekurit.
Përbërsit:
Përbërsit 1 kompresë(630 mg) x 100 mg VNR Hekur fumarato 245 mg 38,8 g – Vitamine C 150 mg 23,8 g 187,5% Acid folik 400 mcg 63,5 mg 200% Vitamina B12 3,75 mcg 0,60 mg 150% Mënyra e përdorimit:
Një ose më shumë tableta në ditë, sipas gjykimit mjekësorë. Të merret pas ushqimit.
Paketimi: 30 compresa gastroprotette
-
Mammavit DHA
Principi aktiv:
DHA 200mg, Iodio 200 mcg, Acid folik 400 mcg, Vita
Formë / Doza:
850 mg 30 tableta
Përshrkim:
Mammavit eshte nje integrator ushqimore i perbere nga vitamina, minerale dhe acide yndyrore, i formuluar per te permbushur nevojat ushqimore te gruas ne vecanti gjate shtatezanise dhe gjate ushyerjes se femijes me gji.
Vitaminat dhe mineralet jane substanca te nevojshme per nje ushyerje korrekte gjate shtatezanise dhe te rendesisheme tek qumeshti i nenes. Mammavit eshte nje produkt i perbere nga 11 vitamina, 8 minerale dhe DHA.
Përbërësit :
Acidi Folik(400mcg) eshte i nevojshem per nje perthithje te mire te hekurit dhe per formimin korrekt te rruazave te kuqe te gjakut. Marrja gjate shtatezanise e acidit folik zvogelon rrezikun e shfaqjeve te disa anomalive neurologjike te fetusit.
Hekuri eshte i nevojshem per sintezen e hemoglobines dhe ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut. Gjate shtatezanise eshte e nevojshme per dyfishin e sasise se hekurit ne krahasim me normalen.
Mammavit permban vaj peshku (400mg), i pasur me acid yndyror te polisaturuar, me rreth 37.5 % DHA. Ky acid eshte nje perberes i membranes qelizore dhe kryesisht i qelizave nervore dhe te retines. DHA gjendet ne qumeshtin e nenes dhe eshte vecanerisht i nevojshem per prematurat.
Flori, gjate shtatezanise, eshte i nevojshem per te parandaluar gingivitet, te cilat jane te shpeshta tek gruaja gjate kesaj periudhe. Ndihmon ne parandalimin e kariesit dentar te femijes se ardhshem.
Jodi eshte nje element i domosdoshem per sintezen e hormoneve te tiroides. Nevoja per jod gjate shtatezanise rritet ne menyre te ndjeshme.
Mënyra e përdorimit:
Keshillohet te perdoret nje tablete ne dite e shoqeruar me uje mundesisht pas marrjes se ushqimit.
Mammavit keshillohet te perdoret gjate
-Shtatezanise
-Ushqyerjes me gji Mungesave te vitaminave dhe mineraleve
-
X-Flor me pika
Principi aktiv:
Fermente Laktike, L. Reuteri, L. Rhamnosus
Formë / Doza:
5ml flakon
Përshkrimi:
Këshilluar për:
- Diarre me origjinë bakteriale ose virale
- Dhimbje të barkut tek të porsalindurit (Coliche gassose)
- Gastroenterite akute dhe kolitet
- Shoqërim i terapisë me antibiotikë
- Asiston në sistemin imun me stimulim dhe prodhim të imunoglobulinave dhe makrofageve
Ndihmon në:
Trajtimin e infeksioneve të traktit urinar
Përbërsit:
XFLOR Gocce përmban 2 Mld Probiotikë për çdo dozë. 1 dozë – 5 pika -2 11/11d probiotike
Mënyra e përdorimit:
– Tek të porsalindurit dhe latantët:
5 pika një herë në ditë = 2 Mld probiotike
Mund të shoqërohet me qumësht ose lëngje të tjera – Tek fëmijët:
5 pika 2-3 herë në ditë
-
XFLOR bustine
Shtese ushqimore e cila permban Lattoferrine (100 mg) dhe 13 Mld fermente laktike (Lb acidophilus 5 Mld, Lb Rhamnosus 5 Mld, Bifidobacterium infantis 2 Mld dhe Sacromyces Boulardii 1 Mld). Gjithashtu permban Inuline (200mg)
-
Bimbovit Fluoro
Principi aktiv:
Flor,Vit. PP, B2, B1, D3, B12
Formë / Doza:
30ml flakon
Përshkrim
Bimbovit Fluoro eshte nje shtese ushqimore qe perban Fluor, Vitamina dhe Acid Folik.
Fluori eshte i rendesishem ne parandalimin e Kariesit dentar, forcon smaltin e dhembeve, rimineralizon dhe ul prodhimin e acidit nga ana e pllakava bakteriale.
Acidi Folik eshte I domosdoshem per nje perthithje optimal te hekurit dhe per zhvillimin korrekt te rruazave te kuqe.
Vitamina D3 parandalon Rakitizmin dhe ka nje rol te rendesishem ne formimin e qelizave kockore.
Vitaminat e grupit B jane te rendesishme per metabolizmin energjitik dhe favorizojne perthithjen e substancave ushqyese.
Indikacionet :
- Parandalimin e Kariesit dentar
- Parandalimin e Raketizmit
- I rendesishem ne etapat e rritjes se femijes
Përbërsit:
Permbjtja per doze (6pika) Fluor 0.25 mg Acid Folik 100 mcg Vitamine D3 7.5 mcg (400UI) Vitamine PP 9 mg Vitamine B2 0.8 mg Vitamine B1 0.6 mg Vitamine B12 0.7 mcg Mënyra e përdorimit:
Femije 2 javesh deri ne 2 vjec : 6 pika ne dite (0.25 Fluor)
*Mund te meret I holluar me uje ose lengje frutash.
*Nuk rekomandohet te shoqerohet me qumesht pasi ngadalson procesin e perthithjes te Fluorit nga organizmi
-
Bimbovit DK
Principi aktiv:
Vitamin D3 (400ui) + vit K1 (50mcg) , Vitamin D3 (400ui)
Formë / Doza:
10ml flakon
-
Bimbovit D3
Principi aktiv:
Vitamin D3 (400ui)
Formë / Doza:
10ml flakon
Përshkrim:
Bimbovit D3 eshte nje shtese ushqimore e cila permban Vitamine D3
Përbërsit:
Vitamina D3 parandalon semundjen e Raketizmit dhe ka nje rol te rendesishem ne formimin e qelizave kockore.
Vitamina D3 stimulon perthithjen e Kalciumit dhe Fosforit nga organizmi.
Mënyra e përdorimit :
- Ne tremujorin e pare keshillohet 4 deri ne 8 pika (400-800 UI) *sipas keshilles se mjekut
- 4 muajsh deri ne 1 vjec keshillohen 4 pika ne dite
- Femije te moshes 1-16 vjec keshillohet te perdoren 6-10 pika ne dite
*Mund te shoqerohet me uje, lengje frutash ose me nje sasi te vogel qumeshti te vaket.
*Nje pike Bimbovit D3 permban 100 UI Vitamine D3
-
Bimbovit Gocce
Principi aktiv:
Vitamin C, PP, E, B, A, H, K1, D3, Acid Folik
Formë / Doza:
30ml flakon
Përshkrim:
Bimbovit Gocce eshte nje shtese ushqimore I pasur me vitamina dhe Acid Folik.
Përbërsit:
Cdo doze (10 pika) permban :
Vitamine C 20 mg Vitamine PP 9 mg Vitamine E 3 mg Vitamine B2 0.8 mg Vitamine B6 0.7 mg Vitamine B1 0.6 mg Vitamine A 400 mcg Acid Folik 100 mcg Vitamine H 0.1 mg Vitamine K1 50 mcg Vitamine D3 10 mcg (400 UI) Vitamine B12 0.7 mcg Mënyra e përdorimit :
- 10 pika ne dite ( 10 pika = 0.3 ml)
*Mund te ndahet ne dy here ne dite
*Shoqerohet me qumesht, caj ose lengje te tjera
*Nuk permban Glutine
-
Bimbovit Ferro
Principi aktiv:
Hekur, Vit C, B12, Acid Folik
Formë / Doza:
15ml flakon
Përshkrim:
Bimbovit Ferro eshte nje shtese ushqimore e cila perban Hekur Bivalent, Acid Folik, Vitamine B12 dhe Vitamine C.
Indikacionet :
- Anemi tek te porsalindurit
- Anemi e tremujorit te dyte tek femijet
- Mungesa te ndryshme te Hekurit gjate femijerise dhe adoleshences
*Bimbovit Ferro mund te shoqerohet me uje, lengje frutash, qumesht.
*Hekuri qe permban Bimbovit Ferro eshte ne gjendje bivalente, e cila eshte forma e asimilueshme nga organizmi, ndryshe nga Hekuri trivalent I cili me pare duhet te kthehet ne bivalent per tu perthithur.
Përbërsit:
Cdo pike Bimbovit Ferro permban :
- 1 mg Hekur
- 10 mcg Acid Folik
- 1 mcg Vitamine B12
- 5 MG Vitamine C
Mënyra e përdorimit :
- Tek te porsalindurit keshillohet 3-6 pika ne dite *(sipas keshilles se mjekut)
- Ne gjashtemujorin e pare keshillohen 5 pika ne dite
- Ne gjashtemujorin e dyte keshillohen 5-7 pika ne dite
- 1 deri ne 3 vjec keshillohen 7 pika ne dite
- 4 deri ne 6 vjec keshillohen 9 pika ne dite
- Mbi gjashte vjec keshillohen 10-12 pika ne dite